Peja 03 regjistron fitore bindëse

Basketboll

Peja 03 regjistron fitore bindëse

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 19:17
Pamje nga ndeshja

Peja 03 rikthehet tek fitoret duke mposhtur United Basketball me rezultat 52:87 (8:19, 18:23, 17:27,9:18).

Qe nga fillimi i ndeshjes vajzat e Peja 03 e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar në periodën e parë 19 pikë e duke pranuar vetëm 8.

Një lojë më e baraspeshuar u pa në çerekun e dytë ku pati më shumë pikë nga dy skuadrat të cilat po jepnin maksimumin në lojë. 10 minutat e dytë u mbyllën me rezultat 18:23.

Peja 03 shkoi në pushim me 16 pikë epërsi.

Ritëm i njëjtë vazhdo edhe në dy pjesët  e tjera, Peja 03 ishte shumë e fortë për United Basketball andaj dallimi ishte i dukshëm si në mbrojte ashtu edhe në sulm.

Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 52:87.

Tek Peja 03 më së shumti u dalluan Lycia Peevy dhe Saranda Daci. Peevy me 17 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime kurse Daci 14 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime.

Tek nikoqiret më e mira ishte Etna Rexhepi me 16 pikë,8 kërcime dhe 1 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat