Befason Kamza, mund Vllazninë dhe merr kryesimin

Basketboll

Befason Kamza, mund Vllazninë dhe merr kryesimin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 11:49
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 4-t të Superligës në basketboll për meshkuj. Teuta rikthehet te fitorja, duke mundur 84-76 Partizanin në Durrës, në një ndeshje në përgjithësi të dominuar nga vendësit. Bacon me 34 pikë e 12 rebound bëri diferencën në fushë për Teutën.

Jashtë fushe fiton ekipi i Fieri Basket, që mundi 78-66 Skënderbeu, duke korrur suksesin e parë në kampionat dhe në historinë e tij me të rriturit. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, miqtë shkëputen dhe fitojnë falë 27 pikëve e 13 rebound të Brando si dhe 23 pikëve të Lee.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe arrin edhe Kamza Basket, që mundi thellë 102-62 Vllazninë në Shkodër. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, miqtë dominuan në parket dhe e merituan fitoren, duke qëndruar mes më të mirëve. Më i miri në fushë ishte Porter me 30 pikë.

Superliga-Meshkuj, java e 4-t

Teuta-Partizani, 84-76

Skënderbeu-Fieri-Basket, 66-78

Vllaznia-Kamza Basket, 62-102

Tirana-Elbasani, 29 tetor

Besëlidhja-Flamurtari, 29 tetor

Apolonia (pushim)

Renditja: Kamza Basket 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Teuta 6 pikë, Tirana 5 pikë, Partizani 5 pikë, Apolonia 4 pikë, Besëlidhja 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Fieri Basket 4 pikë, Flamurtari 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat