Besëlidhja ende e pamposhtur

Basketboll

Besëlidhja ende e pamposhtur

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 21:36
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur sot në mbrëmje dy ndeshjet e prapambetura të javës së 4-t të Superligës në basketboll për meshkuj.

Tirana fitoi 101-72 ndaj Elbasanit në duelin e kreut, duke ndalur hovin e miqve, që kishin fituar në dy javët e para.

Në duelin e zhvilluar në “Fahrie Hoti”, bardheblutë  u shkëputën në pjesën e dytë, ku u dallua Davis me 24 pikë, mbështetur edhe nga Hysenagolli me 20 pikë e 13 rebound si dhe Ndreca me 23 pikë.

Në “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes mundi pa shumë problem Flamurtarin me rezultatin 112-75, në një ndeshje të komanduar nga lezhjanët, ende të pamposhtur këtë sezon.

Blake me 32 pikë ishte shënuesi më I mirë për Besëlidhjen, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Merkaj për vlonjatët.

Superliga-Meshkuj, java e 4-t

Teuta-Partizani, 84-76

Skënderbeu-Fieri-Basket, 66-78

Vllaznia-Kamza Basket, 62-102

Tirana-Elbasani, 101-72

Besëlidhja-Flamurtari, 112-75

Apolonia (pushim)

Renditja: Tirana 7 pikë, Kamza Basket 7 pikë, Elbasani 7 pikë, Besëlidhja 6 pikë, Vllaznia 6 pikë, Teuta 6 pikë, Partizani 5 pikë, Apolonia 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Fieri Basket 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat