Tirana, fitorja e tretë radhazi

Basketboll

Tirana, fitorja e tretë radhazi

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 21:40
Pamje nga ndeshja

Tirana Neptun – Elbasani e vlefshme për javën e katërt të Superligës në basketboll për meshkuj ishte ndeshja.

Një ndeshje e dominuar nga bardheblutë e Erkand Karajt, të cilët shënuar suksesin e tretë radhazi në kampionat, teksa në fund fiksuan shifrat 101-72.

Një periodë e parë e ekuilibruar, të cilën Tirana e fiton me vetëm një pikë, 22-21.

Po kështu pikë më pikë luhet dhe perioda e dytë e përsëri Tirana është fitimtare. 25-21 dhe në pushim bardheblutë kryesojnë 47-42.

Diferencat erdhën në dy periodat e tjera, atje ku Tirana u shfaq si skuadër kampione. 25-15 perioda e tretë dhe në total 72-57. E fundit 29-15 e përfundimisht 101-72.

Kjo ishte humbja e parë për Elbasanin në katër javë kampionat, ndërsa në ndeshjet e tjera të javës së katërt Besëlidhja ka mundur Flamurtarin, 112-75. Po kështu Teuta ka mundur Partizanin, 86-74. Kamza Basket ka triumfuar në transfertën shkodrane 102-62, e të njëjtën gjë ka bërë dhe Fieri Basket në Korçë, 78-65.

Për femra Partizani – Elbasani 114-30, Studenti – Tirana 68-72, Vllaznia – Flamurtari 44-54, Teuta – Barleti Basket 83-40. Basketbolli shqiptar vijon të japi emocione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat