​Basketboll/ Davis më i miri i xhiros së gjashtë

Basketboll

​Basketboll/ Davis më i miri i xhiros së gjashtë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 15:20
Foto ilustrim

Java e gjashtë e Prince Caffe Superligës dhuroi përballjen mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku verdhezinjtë triumfuan me rikthim dhe vazhduan të jenë të pamposhtur në elitën e basketbollit.

Më i miri i ndeshjes ishte Justin Davis, i cili e mbylli ndeshjen me dyshifror prej 17 pikësh dhe 18 kërcimesh, ndërsa shtoi edhe tre asistime e dy topa të vjedhur.

Davis ishte më i miri i derbit dhe më i miri i kësaj jave. Ai u ndihmua nga Jacob Calloëay, i cili ndaj prishtinasve kishte 20 pikë, tetë kërcime dhe tre asistime.

MVP

Justin Davis (Peja) 17 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi

Top 5

Justin Davis (Peja) 17 pikë, 18 kërcime, 3 asistime, 31 indeksi

Jordan Dallas (Vëllaznimi) 21 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 31 indeksi

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 22 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 29 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi

Jacob Calloëay (Peja) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 22 indeksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat