Kosova U14 humbin nga Turqia

Basketboll

Kosova U14 humbin nga Turqia

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 22:18
Pamje nga ndeshja

Kosova ka pësuar nga Turqia në të dyja konkurrencat me U14 në FIBA Turneun e YDF-së, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Vashat e Kosovës pësuan nga Turqia me rezultat 32:82 (11:28, 7:23, 9:15, 5:16).

Dardanet e reja dhanë maksimumin, por me kalimin e minutave Turqia tregoi forcën, duke rritur epërsinë dhe duke fituar bindshëm. Gerta Hoti ishte më e mira te Kosova me 19 pikë e shtatë kërcime.

Ndërkohë, djemtë e Kosovës pësuan nga Turqia me shifrat 58:73 (11:22, 14:18, 15:20, 18:13). Dallimi më i madh u bë në çerekun e parë, ndërsa Dardanët luftuan më fortë në tre të radhës, madje e fituan të fundit me rezultat 18:13).

Te Kosova u dalluan Egzon Fazlija me 14 pikë e 12 kërcime, Enes Gashi me 16 pikë e shtatë kërcime dhe Almir Dullovi me 13 pikë e tetë kërcime.

Vashat dhe djemtë e Kosovës (nesër) do të përballen me Maqedoninë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat