Elbasani - Teuta hap javën e 5-të te meshkujt

Basketboll

Elbasani - Teuta hap javën e 5-të te meshkujt

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:56
Teuta

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të hapë sot javën e pestë me ndeshjen ndërmjet Elbasanit dhe Teutës, takim që do të luhet në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në orën 19:00.

Pas tri fitoreve radhazi, verdheblutë e Fabian Gjukës pësuan humbjen e parë në javën e kaluar, teksa u mposhtën thellë në kryeqytet.

Ndërsa nga ana tjetër durrsakët vijnë në këtë sfidë pas dy fitoresh dhe po kaq humbjesh.

Java e pestë do të kompletohet të shtunën me ndeshjet Skënderbeu-Tirana (ora 15:00), Fieri-Besëlidhja (16:00), Partizani-Kamza (18:00) dhe Flamurtari-Apolonia (18:00).

Ndërkohë sot do të luhen gjithashtu edhe dy ndeshje në kampionatin e femrave, të vlefshme për javën e katërt, me Elbasanin që pret Studentin në orën 17:00, ndërsa në orën 17:300 Partizani do të përballet me Vllazninë në orën 17:30. Java do të kompletohet të shtunën me ndeshjet Tirana-Teuta (12:00) dhe Flamurtari-Barleti (14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat