Çair 2030, favorit kundër Kozuv-it, pritet fitore e re në “Shaban Tërstena”

Basketboll

Çair 2030, favorit kundër Kozuv-it, pritet fitore e re në “Shaban Tërstena”

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:11
Pamje nga një ndeshje

Nga sot e deri të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 6-të në ligën e parë të basketbollit në Maqedoni.

Në Ohër, me fillim prej orës 17:00,

Ohrid e pret MZT Skopjen

Ndërsa, nesër me fillim prej orës 19:00 në sallën e sporteve “Shaban Tërstena” do të luhet ndeshja mes Çair 2030 dhe Kozuv nga Gjevgjelia.

Skuadra shqiptare është favorit dhe do të bëj përpjekje për të vazhduar me serinë e fitoreve për të ruajtur vendin e parë në tabelë.

Më herët TFT Mozart e pret Gostivarin.

Tri ndeshje në kryeqytet do të luhen të dielën, në një “distancë” prej tre orësh.  Vardari takohet me Akademia FMP, më pas Rabotniçki dhe Euro Nickel 2005, kurse java mbyllet me duelin në “Jane Sandanski”, Fenix ​​2010-Pelister.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat