Kosova nuk di për fitore

Basketboll

Kosova nuk di për fitore

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Ka vazhduar për ditën e tretë turneu i YDF-së në Shkup të Maqedonisë Veriore

Kosova sonte është përballur me Rumaninë në të dyja konkurrencat për U14.

Vajzat e Kosovës janë mundur nga Rumania me rezultat 70:16, ku kapitenia Gerta Hoti shënoi 11 pikë.

Djemtë e Kosovës u angazhuan maksimalisht, por pësuan me shifrat 75:58 (18:10, 18:15, 19:22, 20:11). Rumunët fituan çerekun e parë 18:10, derisa i dyti ishte më i barabartë 18:15, kurse periudhën e tretë e fituan Dardanët 19:22. Sidoqoftë, Rumania ruajti epërsinë dhe fitoi 75:58.

Enes Gashi kishte 20 pikë e 11 kërcime, Egzon Fazliu me dhjetë pikë e tetë kërcime dhe Lis Mehmeti me 11 pikë e gjashtë kërcime e gjashtë asistime te Kosova. Sfidat e fundit do të zhvillohen të dielën ndaj Bullgarisë.

5 Nëntor

09:00 Bullgaria (F) – Kosova (F)

11:00 Bullgaria (M) – Kosova (M)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat