​Peja arrin edhe fitoren e shtatë, mposht Bashkimin

Basketboll

​Peja arrin edhe fitoren e shtatë, mposht Bashkimin

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 21:28
​Peja arrin edhe fitoren e shtatë, mposht Bashkimin

Basketbollistët e Pejës kanë shënuar fitoren e shtatë në shtatë përballje të zhvilluara në Prince Caffe Superligë.

Verdhe-zinjtë kanë mposhtur Bashkimin me rezultat 91:83 (16:20, 23:12, 25:22, 27:29).

Më i dalluari te Peja sërish ishte Justin Davis me 28 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 16 pikë e 11 kërcime, Isiah Umipig me 29 pikë dhe Grant Lozoya me 24 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime.

Peja ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, njëherësh skuadra e vetme pa humbje, ndërsa Bashkimi numëron tri fitore e katër humbje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat