Junior 06 Moni Bau kampione vjeshtore

Basketboll

Junior 06 Moni Bau kampione vjeshtore

Nga: V. Bytyçi Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 22:09
Junior 06 Moni Bau

Basketbollistet e KB “Junior 06 Moni Bau” janë shpallur kampione vjeshtore të Ligës së parë të femrave në basketboll.

Ato kanë zhvilluar gjithsej katër xhiro dhe në të gjitha duelet janë treguar më  suksesshme se bashkëmëshataret e tyre.

Vashat e trajnerit Ramush Rushiti në ndeshjen hapëse të kampionati e patën mposhtur skuadrën Vushtrria Basket në Prizren me rezultat 80:65.

Në ndeshjen e javës së dytë prizrenaset triumfuan ndaj Vëllaznimit në udhëtim me shifrat 79:28. Në xhiron e tretë në shtëpi mundën skuadrën kryeqytetase me rezultat 63:53. Dhe, së fundi, e përmbyllën pjesën e parë të edicionit të sivjetmë me fitore bindëse ndaj Dritës në Gjilan me shifrat 86:34.

“Pa dyshim, ky sukses u arrit falë angazhimit vetëmohues të lojtareve tona dhe punës profesionale që e bëjmë në klub. Poashtu faëlnderoj edhe donatorët që po na mbështesin e që ne po ua kthejmë me suksese.

Besoj se edhe në pnesën e dytë do të shfaqim lojëra të mira dhe suksese, duke u shpallur kampionë në këtë ranga garash”, ka thënë trajneri Ramush Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat