Bashkimi përforcohet me ish-basketbollistin e Pejës

Basketboll

Bashkimi përforcohet me ish-basketbollistin e Pejës

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 22:53
Bradley Waldow

KB Bashkimi ka bërë një “goditje të madhe” duke nënshkruar me Bradley Waldow.

Kryesia e klubit tonë ka arritur marrëveshje me lojtarin e mirënjohur Bradley Waldow.

Së bashku, po ndërtojmë rrugën drejt suksesit!”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Ai është i njohur për basketbollin tonë, pasi sezonin e kaluar pati paraqitje fantastike me Pejën.

Qendra e gjatë 208 centimetra ishte ndër basketbollistët më meritorë në shpalljen kampionë të pejanëve.

Madje, pikët vendimtare në triumfin e pejanëve ishin shënuar nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat