JR NBA Kosova vazhdon në Vushtrri dhe Mitrovicë

Basketboll

JR NBA Kosova vazhdon në Vushtrri dhe Mitrovicë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 19:16
Pamje nga një ndeshje

Liga JR NBA Kosova ka vazhduar këtë mesjavë, ku janë zhvilluar garat në Vushtrri dhe Mitrovicë.

Në Vushtrri është zhvilluar takimi mes SHMU2 (San Antonio Spurs) dhe Shaban Jasharit (Memphis Grizzlies), ku fitoi SHMU2 me shifrat 38:14. 

Më pas, në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë është zhvilluar ndeshja mes Migjenit (Dallas Mevericks) dhe Avdullah Shabanit (Houston Rockets), që përfundoi 18:43. 

Këto takime u zhvilluan në kuadër të xhiros së tretë të Divizionit Jugperëndimor ose Konferencës Lindore. 

JR NBA Kosova vazhdon të enjten në Ferizaj, si dhe në Prizren të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat