Peja mundet në Holandë

Basketboll

Peja mundet në Holandë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:11
Pamje nga ndeshja

Kampionia e Kosovës, Peja është mundur nga Heroes Den Bosch me shifrat 109:91 (27:21, 28:15, 24:27, 30:28).

Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, që ishte fatale për verdhezinjtë, që pësuan humbjen e tretë në pesë ndeshje, ku kanë edhe dy fitore.

Te Peja u dalluan Jay Jay Chandler me 31 pikë, katër kërcime, pesë asistime, Justin Davis me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Jacob Calloway me 17 pikë e 11 kërcime.

Ndeshjen e ardhshme dhe vendimtare, Peja do ta ketë në shtëpi më 22 nëntor kundër PGE Spojnia Stargard, që po ashtu ka dy fitore e tri humbje.

Niners nga Gjermania është në vendin e parë me pesë fitore, kurse Heroes Den Bosch ka një fitore e katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat