Trepça e pafat

Basketboll

Trepça e pafat

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 22:20
Pamje nga ndeshja

Trepça ka pësuar humbjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit u mundën nga ZZ Leiden me rezultat 80:76 (23:22, 18:15, 17:18, 22:21), në një ndeshje ku luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit të triumfojnë në Holandë.

Në fakt sfida ka qenë e baraspeshuar pothuajse gjatë 40 minutave, ku mitrovicasit bënë një paraqitje shumë të mirë, madje, në fund kishin mundësi të shënonin fitoren e parë në grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit.

Madje, kishin përkrahje të madhe në Holandë. Te ‘Xehetarët’ u dalluan Darnell Edge me 20 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Kevin Davis me 19 pikë e tri kërcime.

Ndeshja e ardhshme do të jetë më 22 nëntor kundër BCM Gravelines Dunkerque në “Minatori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat