United Basketball nikoqire e Bashkimit

Basketboll

United Basketball nikoqire e Bashkimit

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 11:55
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Femrave vazhdon këtë javë duke u zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së shtatë.

Krye ndeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Pejë mes KBF Peja 03 dhe KBF Penza të premten me fillimin nga ora 19:00.

Në takimin e parë të këtyre skuadrave Peja 03 kishte triumfuar.

Superliga vazhdon të shtunën edhe me dy ndeshje të tjera.

United Basketball është nikoqire e Bashkimit, kurse ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 15:15.

Në ballafaqimin e parë në Prizren, Bashkimi pati triumfuar ndaj United Basketball.

Superliga e Femrave mbyllet me ndeshjen e cila do të zhvillohet në kryeqytet mes KBF Prishtinës dhe KBF Trepçës të shtunën nga ora 16:30.

Në ndeshjen e parë mes tyre në këtë edicion Prishtina pati fituar në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat