Celtics triumfon në “finalen” e kreut, Lakers bien ndaj Kings

Basketboll

Celtics triumfon në “finalen” e kreut, Lakers bien ndaj Kings

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:58
Pamje nga ndeshja

Boston Celtics mund të quhet fare mirë pretendenti kryesor për t’u shpallur kampion i këtij sezoni në elitën e basketbollit amerikan. 17 herë kampionët e NBA u përballën ndaj Philadelphia 76ers në transfertë në ndeshjen e ashtuquajtur për kreun. Pasi të dyja skuadrat renditeshin njëra pas tjetrës në klasifikim.

Sfida e zhvilluar në ‘Wells Fargo Center’ ishte shumë e fortë, me skuadrat që luajtën shumë të hapura në parket. Në periodën e parë Celtics triumfuan me 15 pikë diferencë, por menjëherë në dytën 76ers përmbysën duke kaluar 1 pikë para në pushimin e ndeshjes (58-57).

Në fraksionin tjetër të duelit, Celtics ishin pragmatistë duke marrë një avantazh të lehtë dhe duke e menaxhuar më së miri. Dhe mbyllën takimin me fitore në shifrat përfundimtare 117-107. Me këtë sukses, Celtis zbret nga kreu Philadelhpian, me këta të fundit që pranojnë humbjen e dytë radhazi.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Celtics regjistruan fitoren e katërt radhazi në këtë sezon duke kryesuar Konferencën e Lindjes. Në këtë sfidë për miqtë shkëlqyen dyshja Tatum-White me 56 pikë, ndërsa kamerunasi Embild shënoi 20 pikë për 76ers.

Ndeshjet e ardhshme këto dy skuadra do t’i luajnë në transfertë, përkatësisht 76ers ndaj Hawks dhe Celtics që do të udhëtojë në Toronto për t’u përballur ndaj Raports.

Në sfidën tjetër më të fortë të mbrëmjes, Lakers pësoi një humbje befasuese në shtëpi! Vendasit ishin në një seri rezultatesh pozitive prej tri fitoresh radhazi, por në ndeshjen ndaj Sacramentos, fitues dolën këta të fundit.

Që në fillim, Kings e nisën takimin me frymën e duhur, me lituanezin Sabonis që ishte autor i 29 pikëve dhe 16 topave në tabelë. Pjesa e parë u mbyll 72-59 në favor të Sacramentos. Me kthimin nga pushimi, Lakers bënë çmos të rihapnin takimin, por pa rezultat, me ndeshjen që përfundoi me shifrat finale 110-125 për miqtë.

LeBron James dhe Russell shënuan nga 28 pikë secili, por që ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen për skuadrën e tyre. Në ndeshjet e ardhshme, Lakers do të përballet me Blazers në transfertë, ndërsa Sacramento do të luajë në fushën e San Antonios që po përjeton një moment shumë negativ në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat