Ylli në formë të lartë

Basketboll

Ylli në formë të lartë

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 21:36
Gëzim Morina

Golden Eagle Ylli vazhdon në formë të lartë, ku regjistroi fitoren e katërt radhazi.

Therandasit kanë mundur Istogun me rezultat 53:89 (8:17, 18:27, 13:26, 14:19), në sfidën që u zhvillua në Therandë.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë bindshëm 8:17, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me shifrat 26:44.

Ish-kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku nuk lejuan që istogasit të afrohen në rezultat, përkundrazi e ngritën dhe fituan 53:89.

Te Istogu, Matthew Lang kishte 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i miri ishte Jalen Nesbitt me 22 pikë e 11 kërcime.

Istogu ka një fitore e tetë humbje, kurse Ylli pesë fitore e katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat