Prishtina vazhdon serine e fitoreve

Basketboll

Prishtina vazhdon serine e fitoreve

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:07
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka fituar në udhëtim ndaj Penzes me rezultat 59:72 (10:16,13:15,10:29,26:12).

Prishtina e filloi më mirë ndeshjen duke qenë më efikase se Penza, për 10 minuta Prishtina shënoi 16 pikë kurse Penza 10 pikë.

Çereku i dytë riktheu Penzen më një lojë mjaftë të mirë duke arritur ta barazojnë rezultatin në 21:21 por vajzat e Prishtinës u treguan mjaftë të vëmendshme dhe në fund të këtij çereku rezultati i përgjithshëm ishte 23:31.

Pas pushimit mes pjesëve, ritmi i Penzes ra duke ia mundësuar Prishtinës shënimin e 29 pikëve kurse Penza arriti t’i shënoj vetëm 10. Periudha e fundit ishte në favorin e Penzes por kjo nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen çereku përfundoi 26:12 kurse ndeshja u mbyll me rezultat 59:72.

Tek Prishtina u dalluan Jade Williams me 22 pikë, 13 kërcime kurse Elektra Zykaj 13 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime.

Për Penzen më e dalluara ishte Jenna Mastelone 29 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat