Flamurtari i pandalshëm në kampionat

Basketboll

Flamurtari i pandalshëm në kampionat

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:11
Pamje nga një ndeshje

Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion ruan kryesimin, ende i pamposhtur, duke fituar 59-48 ndaj Studentit në kryeqytet. Kirberg me 19 pikë e Henderson me 17 pikë e 17 rebound ishin më të mirat në fushë për vlonjatet, që udhëheqin me 14 pikë të plota.

Pa probleme fiton edhe Tirana, që mundi 77-57 Barleti Basket në derbin, ndeshje e komanduar e fituar me meritë nga vajzat bardheblu. Luna Luca me 26 pikë e 23 rebound ishte më e mira në fushë për Tiranën, mbështetur nga Damo me 19 pikë.

Nuk zhgënjen Vllaznia, që triumfoi 77-52 në Elbasan në fushën e këtij të fundit. Sfidë pa shumë histori, komanduar nga vajzat shkodrane, ku u dallua Rreshpja me 40 pikë.

Në Durrës, ekipi i Partizani fitoi në sekondat e fundit 63-61 ndaj Teuta Basket, sfidë ku për kryeqytetaset u dallua Lalaj me 19 pikë e 13 rebound.

Kategoria e Parë-Femra, java 7-të

Flamurtari – Studenti, 59-48

Elbasani – Vllaznia, 52-77

Tirana – Barleti Basket, 77-57

Teuta Basket – Partizani, 61-63

Renditja: Flamurtari 14 pikë, Tirana 13 pikë, Partizani 12 pikë, Vllaznia 11 pikë, Studenti 10 pikë, Teuta Basket 9 pikë, Elbasani 8 pikë, Barleti Basket 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat