Incident, maqedonasit fyen shqiptarët! Reagon Mustafa: Po me dhemb 

Basketboll

Incident, maqedonasit fyen shqiptarët! Reagon Mustafa: Po me dhemb 

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 22:37
Alaudin Mustafa

Drejtori sportiv i KB Çair, Alaudin Mustafa: Himnin e lëshojmë për të respektuar vendimet e FBMV-së, jo për frikë nga gjobat

Në terrenet e basketbollit në Ligën e parë të Maqedonisë në basketboll sërish janë kthyer skenat e vjetra- ato të fyerje të tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve. 

Sonte në sallën e sporteve në lagjen Aerodrom në Shkup, në ndeshjen derbi MZT Skopje dhe klubit shqiptar BC Çair 2030 ka ndodhur një incident, ku tifozët maqedonas kanë fyer shqiptarët në baza etnike.

Drejtuesit e klubit shqiptar kanë kërkuar nga delegati dhe referët që të ndalin këto fyerje dhe të zbrazin tribunën, por kjo nuk ka ndodhur. Arbitrat janë bërë sikur nuk po ndodh asgjë.

Pas ndeshjes e cila ka përfunduar në favor të vendësve me rezultat 91:58, ka reaguar drejtori sportiv i klubi shqiptar, Alaudin Mustafa.

Ai ka thënë se kështu është kur nuk të mbron askush.

Ai ka përdorur  një shprehje të vjetër se i forti edhe të rreh edhe s’të lë me qa. shkruan Open-TV.

“Kështu është kur nuk te mbron kërkush, dalin mediat Maqedoni edhe komplet situatën ta kthejnë nga veti. A po më dhemb ky fakt? po shumë më dhemb, po nuk e ndryshoj. I forti të jep dajak edhe nuk të lë me kajt thojnë”, -  deklaroi Mustafa.

Ndryshe, BC Çair 2030 është klub i vetëm shqiptarë në Ligën e parë të basketbollit në Maqedoninë e Veriut, e cila përbëhet nga 12 skuadra.

BC Çair renditet në vendin e katërt me 15 pikë, lider është MZT Skopje me 17 pikë, pas javës së 9-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat