Trepça regjistron fitoren e radhës

Basketboll

Trepça regjistron fitoren e radhës

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 19:16
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka triumfuar ndaj United Basketball me rezultat 74:59 (22:14,15:20,16:13,21:12).

Trepça e filloi mjaftë mirë çerekun e parë ku arriti të krijoj diferencë prej 8 pikesh, por në çerekun e dytë United Basketball pati ecuri më të mirë së Trepça 15:20.

Pas dy çerekeve rezultati i përgjithshëm ishte 37:34 në favorin e vajzave nga Mitrovica.

Lojë interesante vazhdoi edhe në çerekun e tretë, Trepça vazhdoi që ta mbaj epërsinë minimale që e kishte krijuar, ky çerek u mbyll 16:13.

Pjesa e fundit e lojës i takoi plotësisht Trepçës pasi që u pa se tek United Basketball pati ritëm më të ulët të lojës. Ndeshja u mbyll në fund 74:59, kështu duke regjistruar Trepça fitoren e tretë.

Për fitoren e Trepçës u dalluan Jessica Wilson  me 25 pikë, 14 kërcime dhe 1 asistime dhe Marshay Moore më 30 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime.

Kurse tek United Basketball më e mira ishte Amber Keith me 27 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat