Flamurtari dhe Partizani sot në finalen e radhës

Basketboll

Flamurtari dhe Partizani sot në finalen e radhës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 13:42
Pamje nga një ndeshje

Basketbolli i femrave do të zhvillojë sot finalen e Superkupës së Shqipërisë për vitin 2023.

Në orën 17:00 në sallën “Feti Borova”, Flamurtari dhe Partizani do të zbresin në parket për të matur forcat për trofeun. Vlonjatet dhe të kryeqytetaset, në fakt kanë qenë protagoniste gjatë viteve të fundit rregullisht nëpër finale e aktiviteteve kombëtarë, por edhe mbarëkombëtare, duke dhuruar sfida tepër emocionuese.

Bregdetaret e drejtuara nga Elona Hasanaj, vijnë në finalen e Superkupës nën petkun e kampioneve, por gjithashtu janë edhe fituese të kupës, ndërsa nga ana tjetër të kuqet e Eliverta Bujarit, janë ishin finaliste të kupës në edicionin e kaluar.

Pritet një sfidë interesante, me të dyja ekipet që do të japin gjithçka për të bërë të tyre trofeun. Flamurtari është gjithashtu edhe fitues në fuqi i Superkupës, ndërsa mban edhe rekordin në këtë kompeticion me 14 triumfe. Ndërsa Partizani ka arritur ta fitojë vetëm një herë këtë trofe, në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat