Partizani fiton Superkupën

Basketboll

Partizani fiton Superkupën

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 14:14
Eliverta Bujari

Partizani fiton Superkupën, trajnerja Bujari: Morëm revansh, vlonjatet na motivojnë

Trajnerja Eliverta Bujari, vijon të regjistrojë rezultate të rëndësishme me Partizanin, duke futur në kasafortë tashmë Superkupën e Shqipërisë.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Bujari e quajti revansh suksesin ndaj Flamurtarit, pas dy humbjeve sezonale: “Më vjen mirë që morëm revanshin, pas dy ndeshjeve të mëparshme, të cilat edhe ato u mbyllën me diferenca të ngushta.

Treguam që jemi rivalë të njëri-tjetrit. Partizani vjen me objektiva të rëndësishëm, gjithashtu edhe Flamurtari është kampion, sado ndryshime të ketë bërë.

Një kundërshtar që na motivon, pasi edhe vajzave u them që po të mos ishte Flamurtari, ne nuk do të ishim kaq të impenjuara”, u shpreh Eliverta Bujari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat