Besëlidhja merr frenat e Superligës

Basketboll

Besëlidhja merr frenat e Superligës

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 23:53
Pamje nga një ndeshje

Teuta fitoi 89-82 ndaj Kamza Basket, në përballjen mes skuadrave pretendente për titullin kampion në Superligë. Një ndeshje me rivalitet, ku për durrsakët u dallua Small me 23 pikë, ndërsa 23 pikët e Keyes për kamzalinjtë mbetën për statistikë.

Bashkë me Kamza Basket, në krye të renditjes ndodhet edhe Besëlidhja, ende e pamposhtur në kampionat. Lezhjanët sot fituan 122-51 ndaj Elbasanit, ndeshje ku për vendasit u dalluan Blake me 26 pikë dhe Grazhdani me 21 pikë.

Jashtë fushe fiton Flamurtari, që mundi 97-53 në Korcë ekipin e Skënderbeut, sfidë ku për vlonjatët u dalluan Mohr e Merkaj, me nga 24 pikë secili. Fiton edhe Apolonia, që falë 22 pikëve të Hamilton, mundi 93-89 Partizanin. Nuk zhgënjen Vllaznia, që fitoi 83-63 Fieri Basket.

Superliga-Meshkuj, java e 9-të

Teuta – Kamza Basket, 89-82

Skënderbeu – Flamurtari, 53-97

Fieri Basket – Vllaznia, 63-83

Apolonia – Partizani, 93-89

Besëlidhja – Elbasani, 122-51

Tirana (pushim)

Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Kamza Basket 16 pikë, Tirana 15 pikë, Teuta 15 pikë, Vllaznia 13 pikë, Apolonia 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Elbasani 11 pikë, Partizani 9 pikë, Fieri Basket 9 pikë, Skënderbeu 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat