Dy ndeshje në basketboll sot, në Prizren luhet derbi lokal

Basketboll

Dy ndeshje në basketboll sot, në Prizren luhet derbi lokal

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

E diela do të sjellë përballje interesante në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina dhe Istogu do të përballen të dielën, ku bardhekaltrit kanë pasur rënie të formës në ndeshjet e fundit, duke bërë ndryshime edhe në shtabin teknik, ndërsa numëron pesë fitore e pesë humbje, ndërsa istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e nëntë humbje.

Java e 11-të do të mbyllet me derbin prizrenas mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

Proton Cable Prizreni ka tri fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi ka katër fitore e gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat