Rifati i reagon ish selektorit: Paranojat e tij vazhdojnë me akuza ndaj FBK-së

Basketboll

Rifati i reagon ish selektorit: Paranojat e tij vazhdojnë me akuza ndaj FBK-së

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:21
Arbnor Rifati

Trajneri Arbnor Rifati i ka reaguar ashpër ish selektorit të kombëtares së Kosovës, Christos Marmarinos.

Trajneri grek ka thënë shumë të pavërteta në lidhje me Kosovë.

Rifati e ka quajtur Christos Marmarinos paranoik.   

“Dje me kujdes i kam lexuar e analizuar deklaratat e ish selektorit Marmarinos dhe duke parë tendencën dhe prishjen e imazhit të basketbollit të Kosovës nga ana e tij, e pash të arsyeshëm të bëjë një reagim.

Fillimisht konstatoj se të gjitha akuzat e lëshuara nga ana e ish selektorit janë të pa vërteta dhe paranoike.
Unë në tetor të vitit 2021 jam zgjedhur si ndihmës trajnerë i kombëtares së Kosovës ku për dy dritare (windows) ishim së bashku me të dhe 2 trajnerët Dritëro Sefaja e Bujar Loci.

Akuzat e tij se ndihmësit e tij ishin jo profesional duke aluduar këtu edhe trajnerët para meje Illmen Bajra, Andin Rashica janë plotësisht rena të kulluara pasi gjithë ne kemi punuar me zell bile kemi kryer edhe punën e tij.

Kur hartonim listën e gjerë shumicën e lojtarëve nuk i njihte fare, ndërsa informacionet mbi ligën e Kosovës i kishte 0. Kur dihet që gjithë rosteri kombëtares së Kosovës ka qenë i përbërë nga Superliga e Kosovës.

Në dy grumbullime ka ardhur me vonesë dhe sigurisht se gjithë materialet, video analizat i kemi përgatitur ne dhe materialet akoma i posedojmë secili nga ne.

Paranojat e tij vazhdojnë me akuza ndaj FBK-së, ku me plot përgjegjësi aludoj se gjithë menaxhmenti i FBK-së e kanë përkrahur pa fund dhe dy menaxherët e kombëtares Granit Rugova e Adriatik Rraci i kanë plotësuar gjitha kërkesat e shtabit teknik.

Për rastin e patateve ajo nuk qëndron e vërtetë pasi lojtari në fjalë asnjëherë s’ka qenë pjesë e përfaqësueses por vetëm i një klubi basketbollistik.

Duke mos dashur të zgjasë më shumë e ndjeva obligim moral ndaj komunitetit të basketbollit të reagoj pasi që çdoherë mbrojë me dinjitet basketbollin e vendit tonë aq më shumë nuk duhet të lejojmë asnjëri të bëjë antipropagandë me rrena, shantazhe e tendenca nga një person i cili ka background jo aq të madh si trajner.

Për fund Micheal Jordani, Micheal Jacksoni e Chuck Norrisi janë vazhdimësia e iluzioneve të një i pa dituri i cili justifikon me gënjeshtra dështimin e tij!”, ka reaguar Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat