Bashkimi më i mirë se Penza

Basketboll

Bashkimi më i mirë se Penza

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:59
Bashkimi

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Penzes me rezultat 87:55 (17:16,32:10,26:9,12:20).

Në çerekun e parë u pa lojë shumë e barabartë, dy skuadrat treguan fuqitë e tyre që mund të bëjnë lojë të mirë. Ky çerek u mbyll me epërsi minimale për Bashkimin 17:16.

E lojë krejt ndryshe u pa në çerekun e dytë, Bashkimi pati seri super fantastike ku shënoi 32 pikë kurse Penza shënoi vetëm 10 për 10 minutat e çerekut të dytë.

Njëjtë vazhdoi edhe periudha e tretë Bashkimi po shënonte vazhdimisht kurse mundësitë e Penzes ishin minimale, në fund të kësaj periudhe Bashkimi i shtoi edhe 26 pikë kurse Penza vetëm 9.

Në pjesën e fundit Penza e filloi më mirë por kjo ishte krejt e pa mjaftueshme për ta shkrirë epërsinë që Bashkimi e vendosi në çerekun e dytë dhe të tretë.

Dyshja më e mirë tek Bashkimi ishin, Sarah Mgbeike me 34 pikë, 12 kërcime dhe 1 asistime e cila u ndihmua nga Arbnore Përçuku me 15 pikë, 3 kërcime dhe 12 asistime.

Kurse tek skuadra e Penzes më e dalluara ishte Erjona Krasniqi  me 14 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat