Tirana - Besëlidhja, faza e parë mbyllet me supersfidë

Basketboll

Tirana - Besëlidhja, faza e parë mbyllet me supersfidë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 14:59
Pamje nga një ndeshje

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar datat dhe oraret e ndeshjeve të fundjavës për kampionatet kombëtare.

Në radhët e meshkujve do të luhet java e 11-të, që shënon edhe fundin e fazës së parë.

Kryendeshja e javës është pa diskutim, përballja ndërmjet Tiranës dhe Besëlidhjes të premten në orën 19:00 në sallën “Farie Hoti”.

Një takim mes dy finalistëve të edicionit të kaluar, me bardheblutë e Erkand Karajit që morën titullin pas një përmbysjeje spektakolare nga 0-2 në 3-2.

Lezhjanët e Afrim Bilalit vijnë në këtë takim, pas një ecurie perfekte, si kryesues të pamposhtur me 9 fitore, ndërsa kryeqytetasit janë aktualisht të tretët, me 7 fitore dhe 2 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat