Bashkimi me trajner të ri

Basketboll

Bashkimi me trajner të ri

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:14
Joncevski

Klubi me renome Bashkimi nga Prizreni ka emëruar trajnerin e ri për pjesën në vazhdim të kampionatit.

Prizrenasit kanë synime që të janë në katër vendet e para të Superligës së Kosovës në basketboll.

“Maqedoni Aleksandar Joncevski është trajner i ri i KB Bashkimi.

Marrëveshja me trajnerin është arritur tashmë dhe Joncevski të premten do ta nisë punën me skuadrën.

Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, Trepçën, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonise së Veriut në vitin 2016 dhe së fundmi është selektor i kombëtares.

KB Bashkimi i uron shumë suksese trajnerit tonë të ri Aleksandar Joncevski, i cili do ta drejtojë skuadrën nga pankina për herë të parë të shtunën në ndeshjen e xhiros së 13-të Superligës me Trepçën në Mitrovicë”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat