Peja publikon mesazhin e Callowayit që ikë pa paralajmërim  

Basketboll

Peja publikon mesazhin e Callowayit që ikë pa paralajmërim  

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Jacob Calloway

Klubi i basketbollit Peja ka publikuar mesazhin e basketbollistit Jacob Calloway.

Cili është mesazhi i tij që e ka publikuar klubi verdhezi?

"Të dashur tifozë të KB Peja, dDua t'iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im. 

Image

Deklarata 

Reagova më shumë se ç'duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë. 

Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t'i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë. 

Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët.

Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje.

Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia".

Ky është mesazhi i Jacob Calloway ndaj Klubit tonë dhe tifozëve të KB Peja pas largimit pa paralajmërim. Iu njoftojmë që KB Peja është shumë afër të arrij marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollit Jacob Calloway në Islandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat