Antetokounmpo një përbindësh, realizon 64 pikë

Basketboll

Antetokounmpo një përbindësh, realizon 64 pikë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
Pamje nga ndeshja

Milwaukee mposhti sot 140-126 Indiana, duke iu bashkuar Boston në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.

Ndeshje e jashtëzakonshme e Antetokounmpo, që realizoi 64 pikë e 14 rebound, një përbindësh në fushë, i papërmbajtshëm. Ky është rekordi i tij personal, ndërkohë që ndeshja pati disa sherre të vogla sin ë fushë ashtu dhe pas saj, në dhomat e zhveshjes.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 122-119 San Antonio, në një ndeshje të hapur deri në fund. Davis ishte protagonist, autor i 37 pikëve e 10 rebound, ndërsa 30 pikët e Wembanyama për Spurs mbetën për statistikë. Fitore të rëndësishme korri Houston, që falë 25 pikëve të Eason, mundi 117-104 rivalët e Memphis.

Philadelphia qëndron mes ekipeve pretendente në Lindje pas fitores 129-111 në fushën e Detroit. Joel Embiid protagonist, autor i 41 pikëve e 11 rebound. Skuadra e Miami, falë 23 pikëve të Robinson, mundi 115-104 Charlotte, ndërsa Toronto mundi 135-128 Atlanta, ndeshje ku u dallua Siakam me 33 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Philadelphia, 111-129

Washington – New Orleans, 122-142

Miami – Charlotte, 115-104

Toronto – Atlanta, 135-128

Houston – Memphis, 117-104

Milwaukee – Indiana, 140-126

San Antonio – Lakers, 119-122

Phoenix – Brooklyn, 112-116

Utah Jazz – New York, 117-113

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat