Basketbollisti i Golden State pezullohet pa afat nga Liga

Basketboll

Basketbollisti i Golden State pezullohet pa afat nga Liga

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Pamje nga goditja

Basketbollisti i Golden State Warriors, Draymond Green, është pezulluar pa afat nga NBA, pas gjestit të shëmtuar që bëri në ndeshjen ndaj Phoenix Suns një ditë më parë. Ai goditi më bërryl në fytyrë rivalin Jusuf Nurkic, në momentin e një rivënie anësore të topit.

Të gjithë prisnin që Liga të pezullonte me 10 apo 15 ndeshje lojtarin, por vendimi është edhe më i rëndë, duke ndalur pa afat basketbollistin për atë gjest. Ky vendim vjen pas pezullimit prej 5 ndeshjes që Green pati një muaj më parë, kur i vuri duart në fyt Gobert, në një ndeshje tjetër të NBA.

Veterani i Golden State, para se të rikthehet në fushë, duhet të kalojë disa teste të rëndësishme që i janë vendosur nga Liga. Për këtë arsye, lojtari do të takohet ditët në vijim me klubin për të vendosur hapat që do të ndërmarrin, që shërbejnë edhe si një ndihmë psikologjike për basketbollistin.

Ky sezon nisi keq pr Green, që në fazën përgatitore goditi me grusht shokun e skuadrës Poole gjatë stërvitjes. Këtë verë, basketbollisti firmosi një kontratë 4-vjeçare me Golden State, nga e cila përfiton 100 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat