KB Junior-06 Moni Bau përforcohet me qendrën Anita Grainca

Basketboll

KB Junior-06 Moni Bau përforcohet me qendrën Anita Grainca

Nga: V. Bytyçi Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:57
Pamje nga një ndeshje

KB Junior 06 Moni Bau është kampione vjeshtore e Ligës së parë të femrave në basketboll. Vashat prizrenase në stinorin vjeshtor kanë shënuar bilanc të qindpërqindtë të fitoreve dhe me plot meritë kryesojnë tabelën e klasifikimit. 

Ato në stinorin pranveror pritet të jenë edhe më suksesshme.

Pasi do të përforcohen me një lojtare tejet cilësore. Fjala është për qendrën gjigante Anita Graincën.

“Po, në stinorin pranveror do të jemi të pakonkurrencë me përforcimin e ri - 19-vjeçaren Anita Graincën, lojtare e talentuar dhe me perspektivë në basketbollin kosovar. Me këtë lojtare, si dhe me lojtaret aktuale: Etna Rexhepi, Yllza Uka, Vesa Krasniqi dhe Merisa Bilalli

ne do të shkojmë sigurt drejt titullit të kampionit dhe anëtarësimit në Superligën e femrave”, ka thënë trajneri i klubit dhe njëhersh nbëri ndër trajnerët më të suksesshëm të basketbollit prizrenas, Ramush Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat