Bostoni dhe Minesota udhëheqin dy Konferencat në NBA

Basketboll

Bostoni dhe Minesota udhëheqin dy Konferencat në NBA

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga një ndeshje

Kampionët e Denver fituan 124-101 ndaj Bruklinit në takimin e radhës në NBA, duke qenë të dytët në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje ku diferencën e bëri Nikola Jokiç, autor i një “triple double” (26 pikë, 15 kërcime e 10 asiste).

Në vendin e parë ndodhet Minesota, që mundi 119-101 Dallasin. Reid me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Minnesota, surpriza e këtij edicioni, ndërsa 39 pikët e Donçiçit për Dallas mbetën për statistikë. Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes është Boston, që mposhti 116-107 Klivlendin. Të gjithë titullarët e Seltiksit realizuan mbi 10 pikë (Tatum 27 pikë).

Vijon momenti negative për ekipin e Golden Stejtit, që u mund 121-113 nga L.A. Klipers, duke dalë edhe nga zona ply off. Tompson realizoi 30 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa për Klipers u dalluan Harden me 28 pikë e Leonard me 27. Befason Çikago, që falë një loje të mirë kolektive mundi 124-116 Majamit.

NBA-Rezultatet

Boston – Klivlendi, 116-107

Majami – Çikago, 116-124

Dallasi – Minesota, 101-119

Denveri – Bruklini, 124-101

Portland – Juta Xhaz 114-122

Sakramento – Oklahoma, 128-123

L.A. Klippers – Golden Stet, 121-113

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat