Ballistët - Grobari 1:0, kuqezinjtë e Tetovës çartin serbët

Basketboll

Ballistët - Grobari 1:0, kuqezinjtë e Tetovës çartin serbët

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:09
Ballistët bëjnë shqiponjën

Lituanezët e Zalgiris Kaunas u mposhtën 85:93 nga Partizani i Beogradit në duelin e Euroleague në basketboll për meshkuj.

Ndërkohë që një nga flamujt e Grobarit, tifogrupit që mbështet Partizanin, ka përfunduar në duart e Ballistëve të Tetovës.

Disa anëtarë të grupimit të zjarrtë shqiptar që mbështet Shkëndijën, ja kanë dalë t’u marrin ultrasve serbë flamurin.

Dhe kanë pozuar me të duke bërë me duar simbolin e shqiponjës kuqezi.

Në rrjetet sociale kanë nisur thumbimet ndaj Grobarit, pasi humbja e mjeteve identifikuese është një dështim i madh për ultrasit.

“Ballistët tmerr për sllavët kudo“, shkruhet në faqen zyrtare të Ballistëve. Një prej tifogrupeve më të vjetra në futbollin mbarëshqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat