Boston e Philadephia duel për kreun në Lindje

Basketboll

Boston e Philadephia duel për kreun në Lindje

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra e San Antonio, më e dobta në Perëndim, fitoi sot 129-115 ndaj Lakers në NBA. 7 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Vassell me 36 pikë. Philadelphia korri fitoren e pestë radhazi, duke mundur 124-92 Detroit, ekipin më të dobët në NBA (vetëm 2 fitore).

Për Philadelphia u dallua Joel Embiid me 35 pikë e 12 rebound. Në krye të renditjes në Lindje qëndron ekipi i Boston, që falë 30 pikëve të Tatum mundi 128-111 Orlando.

Fiton edhe Houston, që mundi 103-96 Memphis jashtë fushe (Brooks 26 pikë), ndërsa Atlanta fitoi 125-104 ndaj Toronto (Young 38 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – New Orleans, 107-112

Philadelphia – Detroit, 124-92

Washington – Indiana, 137-123

Boston – Orlando, 128-111

San Antonio – Lakers, 129-115

Toronto – Atlanta, 104-125

Memphis – Houston, 96-103

Phoenix – New York, 122-139

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat