Prishtina shënon fitoren e radhës në Pejë

Basketboll

Prishtina shënon fitoren e radhës në Pejë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 19:41
Pamje nga një ndeshje

Prishtina ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Peja 03 me rezultat të përgjithshëm 73:84 (23:18,13:21,17:25,20:20).

Loja shumë e barabartë u pa në fillim të kësaj përballje në mes Peja 03 e Prishtinës.

Dallimin në këta 10 minuta të parë po e bënin detaje shumë të vogla andaj në fund Peja 03 arriti të krijoj një epërsi prej pesë pikësh, 23:18.

Krejt ndryshe u pa loja në çerekun e dytë vajzat nga Prishtina shpërthyen duke treguar lojën e tyre të zakonshme e duke shënuar 21 pikë kurse pranuan vetëm 13.

Në pushim Prishtina shkoi në epërsi prej tri pikëve 36:39.

Edhe çereku i tretë i takoi vajzave nga kryeqyteti të cilat patën efikasitet të jashtëzakonshëm edhe në mbrojtje edhe në sulm. Prishtina arriti të shënoj 25 pikë ndërsa Peja 03, 17 pikë.

Pjesa e fundit ishte e barabartë për dy skuadrat të cilat arritën të shënojnë nga 20 pikë. Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 73:84.

Më të dalluarat e Prishtinës ishin Jade Williams më 21 pikë, 17 kërcime dhe 6 asistime si dhe Marigona Rushiti 12 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime.

Ndërsa tek Peja 03 Zërina Shatri pati efikasitetin më të lartë me 11 pikë, 13 kërcime dhe 5 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat