Superliga në basketboll vazhdon sot me dy duele tjera

Basketboll

Superliga në basketboll vazhdon sot me dy duele tjera

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Java e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe me dy duele tjera gjatë ditës së sotme

Ndeshje interesante pritet ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje, duke e bërë sfidën shumë të barabartë dhe të dy skuadrat luajnë për fitore për të pasur plasman sa më të mirë në renditje.

Përballja e fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut.

Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit kanë një fitore e 11 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e pestë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat