Penza shënon fitore në udhëtim

Basketboll

Penza shënon fitore në udhëtim

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 18:44
Penza

Penza ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj United Basketball me rezultat 58:66 (17:18,12:14,10:17,19:17).

Kjo ishte ndeshja përmbyllëse e xhiros së 11. Në pjesën e parë u pa lojë shume e barabartë nga dy skuadrat.

Në fund të dy periudhave të para Penza u tregua më e kujdesshme duke arritur një epërsi solide për të shkuar në pushim me tre pikë më shumë, 29:32.

United Basketball vazhdimisht ishte në ndjekje të rezultatit por përsëri edhe çereku i tretë përfundoi në favor të vajzave nga Peja e kësaj here më 7 pikë më shumë.

Edhe pse çereku i fundit i takoi vajzave nga Gjilani nuk mjaftoi që ta shënonin fitoren e parë në këtë edicion.

Për skuadrën fituese më së shumti kontribuuan përforcimet  e fundit, Saranda Daci me 22 pikë, 21 kërcime dhe 2 asistime si dhe Vesa Nikqi me 13 pikë 1 kërcime dhe 2 asistime.

Kurse tek United Basketball më e dalluara ishte Anesa Korqa me 14 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat