Basketbolli i Kosovës në zi

Basketboll

Basketbolli i Kosovës në zi

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Illman Bajra

Trajneri kosovar i basketbollit, Illman Bajra ka ndërruar sot jetë në moshën 33 vjeçare.

Lajmin e konfirmoi njëra nga ish-skuadrat që Bajra kishte drejtuar gjatë karrierës së tij, KB Prizreni, raporton KosovaPress.

“Para pak çastesh në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë trajneri Illmen Bajra. Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit”, shkruante në komunikatën e KB Prizrenit.

Bajra gjatë karrierës së tij kishte punuar si asistent-trajner te KB Prizreni dhe KB Prishtina. Si trajner, ai drejtoi KB Bashkimin dhe KB Rahovecin, ndërsa ishte edhe trajner i gjeneratave të reja të Kombëtares së Kosovës.

Aktualisht, Bajra ishte trajner në Gjermani, ku ai drejtonte skuadrën e Bad Homburg për dy sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat