Laçi kundërshtari i preferuar i kuksianëve

Basketboll

Laçi kundërshtari i preferuar i kuksianëve

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:55
Vllaznia

Kukësi nuk fiton prej datës 27 tetor, kur mundi Vllazninë në shtëpi. Nga ajo sfidë, verilindorët nuk kanë arritur të kenë më sukses, duke u ndalur në 7 takime radhazi.

Të besuarit e Stavri Nicës kanë marrë 5 barazime, ndërkohë që janë mundur në 2 sfida gjatë kësaj kohe, duke treguar se nuk u mungon brumi për tu përballur si të barabartë ndaj çdo kundërshtari.

Objektivi i verilindorëve është mbijetesa, por gara për qëndrimin është tepër e fortë, pasi aktualisht pesë skuadra ndahen nga vetëm 4 pikë. Kukësi do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së dytë por dhe të fundit për vitin 2023 ndaj Laçit.

Ndaj kurbinasve kuksianët kanë një bilanc fantastik në 5 ndeshjet e fundit, teksa kanë arritur që të marrin 5 fitore duke përfshirë dhe takimet e sezonit të kaluar dhe atë të zhvilluar në fazën e parë. Laçi është një rival direkt i verilindorëve dhe Nica kërkon ta mbyllë me fitore vitin, ndaj ish-skuadrës së tij, me të cilën e nisi këtë edicion futbollistik.

Aktualisht, Kukësi pozicionohet në vendin e tetë me 18 pikë, 2 më pak se Laçi që ndodhet në vendin e gjashtë të Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat