Golden State ndal kryesuesit e Boston

Basketboll

Golden State ndal kryesuesit e Boston

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 13:00
Pamje nga ndeshja

Ekipi i Golden State fitoi 132-126 ndaj Boston pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare mes dy ekipesh pretendente për titull.

Edhe pse të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë (White 30 pikë më i miri), kjo s’mjaftoi.

Për Golden state u dallua Stephen Curry, autor i 33 pikëve.

Fitore të rëndësishme arriti skuadra e Portland, që mundi 109-104 Phoenix. Durant realizoi 40 pikë por që mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dalluan Simons dhe Grant.

Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që falë 40 pikëve të Damian Lillard mundi 131-119 San Antonio, duke qëndruar mes pretendentëve në Lindje. Fitore në sekondat e fundit korri ekipi i Memphis, që triumfoi 115-113 ndaj New Orleans, sfidë ku u dallua Ja Morant, me 34 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

New Orleans – Memphis, 113-115

Milwaukee – San Antonio, 131-119

Golden State – Boston, 132-126

Portland – Phoenix, 109-104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat