Klubi gjerman anulon stërvitjet me rastin e vdekjes së trajnerit të Kosovës

Basketboll

Klubi gjerman anulon stërvitjet me rastin e vdekjes së trajnerit të Kosovës

Nga: K. G. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:51
Illmen Bajra

Vdekja në moshën e re (32 vjeç) e trajnerit Illmen Bajra ka shokuar basketbollin dhe në përgjithësi sportin e Kosovës.

Me ikjen në amshim të trajnerit ka reaguar edhe klubi gjerman i basketbollit HTG Bad Homburg – Falcons (femrat).

Bajra ishte trajner i këtij ekipi. 

“Të mbushur me trishtim ju njoftojmë se trajneri, kolegu dhe miku ynë Illmen Bajra ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 32 vjeçare në Klinikën Universitare të Frankfurtit.

Vdekja e tij na habiti të gjithëve. Mendimet tona janë me gruan dhe familjen e tij.

Për të shprehur dhembshurinë dhe solidaritetin tonë, sot deri të premten nuk do të ketë më stërvitje”, shkruan mes të tjera në ngushëllimin e klubit gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat