​Më të mirët e vitit 2023, Drilon Hajrizi dhe Arbnore Përquku marrin çmimet

Basketboll

​Më të mirët e vitit 2023, Drilon Hajrizi dhe Arbnore Përquku marrin çmimet

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:27
Drilon Hajrizi dhe Arbnore Përquku

Federata e Basketbollit e Kosovës organizoi sonte ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023, ku u zgjodhën më të mirët e këtij viti në basketboll si dhe u nderuan edhe ata që kanë kontribuar për sportin e basketbollit.

Çmimet kryesore, basketbollisti dhe basketbollistja më e mirë e vitit shkuan për Drilon Hajrizin e KB Trepçës dhe Arbnore Përqukun e KB Bashkimit, raporton KosovaPress.

Me këtë rast, për mediat foli kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu i cili vitin që po e lëmë pas e cilësoi si vitin më të mirë për basketbollin e Kosovës.

Fetahu: Viti 2023 më i miri për basketbollin e Kosovës, viti 2024 do të jetë sfidues

“Këtë vit që po e lëmë pas, po e them padyshim që ka qenë sigurisht viti më i mirë për basketbollin e Kosovës, të gjithë ju e keni thënë pa përjashtim. E di që kemi shumë probleme, e di që kemi shumë telashe, nuk e kemi të lehtë, por megjithatë është viti kur e kemi pas konsolidimin më të mirë si sektor, është viti kur i kemi thyer të gjitha rekordet sa i përket cilësisë, shikueshmërisë, stabilitetit financiar, sponsorizimin dhe përkrahjen që e kemi pasur prej sektorit publik. Vërtet jemi shumë të lumtur që kemi arritur në këtë pikë, por para vetes e kemi vitin 2024, i cili është viti me më së shumti aktivitete sportive në basketboll ndonjëherë në historinë tonë, dhe do të jetë vit sfidues siç ka qenë ky i sivjetmi. Duhet thënë, për të gjithë ne që punojmë në basketboll në çfarëdo cilësie, e dimë se sa e vështirë është të menaxhohet një klub, të jesh lojtar në Kosovë, të jesh një përfaqësues i institucioneve, udhëheqës me sportin, por jemi të bindur që e kemi një grup shumë të mirë dhe do ta çojmë përpara basketbollin...Viti 2024 do të jetë, jam i bindur, edhe më i suksesshëm se sa ky që po e lëmë pas. Jam i bindur që secili prej nesh jemi më mirë se sa që kemi qenë para 3-4 vjetësh, por gjithashtu jam i bindur se vitin e ardhshëm do ta kemi edhe një situatë më të mirë. Faleminderit të gjithëve për kontributin, ky është sukses i gjithë juve", tha Fetahu.

Ndërkaq, kryetari i FBK-së, Fetahu zbuloi edhe logon e Superligës së Femrave, si dhe identitetin e ri në basketbollin femëror.

Më poshtë mund të gjeni çmimet e ndara në ceremoninë e sotme nga FBK-ja.

Çmimi për veteranët e basketbollit

Masar Nixha

Resmije Juniku

Çmimi për punëtorin më të dalluar të vitit

Kryetari i KB Vëllaznimit, Ideal Bakija

Çmimi për gjyqtarin më të mirë të vitit

Xhelal Mumini

Çmimi i publikut - çmimi i basketbollistit më të dashur për publikun

Drilon Hajrizi

Elektra Zykajt

Çmimi i shpresave të vitit

Basketbollistes së KB Prishtina - Malvina Haziri

Basketbollistit të GBA Lions - Jon Ismajlit

Çmimi për trajnerin më të mirë të vitit

Dritëro Sefaja - Përzgjedhës i përfaqësueses U20 te meshkujt

Çmimi i klubit më të mirë

KB Peja - meshkujt

KB Bashkimi - femrat

TOP 5 - Femrat

Astera Tuhina (Washington Cougars)

Aulona Muhadri (Kapitenia e KB Bashkimit)

Elektra Zykaj (Kapitenia e KB Prishtinës)

Vanesa Bojku (Kapitenia e KB Penzës)

Arbnore Përquku (KB Bashkimi)

Top 5 - Meshkujt

Arian Qallaku (KB Peja)

Arti Hajdari (KB Peja, KB Prishtina, KB Proton Cable Prizreni)

Gëzim Morina (Kapiteni i KB Golden Eagle Ylli)

Dardan Berisha (Kapiteni i Sigal Prishtinës)

Drilon Hajrizi (KB Trepça)

Basketbollisti më i mire i vitit 2023

Drilon Hajrizi

Basketbollistja më e mirë e vitit 2023

Arbnore Përquku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat