Milwaukee udhëheq në Lindje

Basketboll

Milwaukee udhëheq në Lindje

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:40
Pamje nga një ndeshje

Minnesota rikthehet te fitorja pas triumfit 118-111 ndaj Lakers, duke forcuar pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje me rivalitet, ku për Lakers u dallua Davis me 31 pikë, por që s’mjaftuan.

Të gjithë titullarët e Minnesota realizuan mbi 14 pikë (Edwards me 27 pikë më i miri).

Humbet edhe skuadra tjetër e Los Anxhelos, ajo e Clippers, që u mund 134-115 nga Oklahoma, që ngjitet në vendin e dytë në Perëndim. Alexander Shai me 31 pikë ishte lider në fushë për Oklahomën. Jashtë fushe fiton skuadra e Utah Jazz, që falë 27 pikëve të Ulynyk mposhti 119-111 Detroit.

Në Lindje komandon ekipi i Milwaukee, që triumfoi 118-114 ndaj Orlando, ndeshje ku u dallua Antetokounmpo me 37 pikë e 14 rebound.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e Memphis, që mposhti 116-103 Indiana (mungoi Embiid). Më i miri në fushë për vendasit ishte Bane, autor i 31 pikëve.

NBA-Rezultatet e sotme

Detroit – Utah Jazz, 111-119

Cleveland – New Orleans, 104-123

Chicago – San Antonio, 114-95

Memphis – Indiana, 116-103

Milwaukee – Orlando, 118-114

Oklahoma – Clippers, 134-115

Minnesota – Lakers, 118-111

Portland – Washington, 117-118

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat