Fundjava sjell ndeshje shumë interesante në xhiron e 14-të në Superligë

Basketboll

Fundjava sjell ndeshje shumë interesante në xhiron e 14-të në Superligë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 09:59
Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit

Fundjava dhuron sfida interesante në Prince Caffe Superligën e Kosovës, ku zhvillohet xhiroja e 14-të.

Për shkak të ndarjes nga jeta të trajnerit të basketbollit, Illmen Bajra, të gjitha ndeshjet e kategorive seniore dhe të reja do të fillojnë me një minutë heshtje.

Bajra ka qenë ndihmëstrajner i Kosovës A, përzgjedhës i Kosovës U18 Femrat, trajner i Bashkimit te meshkujt dhe femrat, ndihmëstrajner në Prizreni 16, Sigal Prishtinë dhe Rahovec, kurse së fundi ishte trajner skuadrën gjermane të femrave Bad Homburg Falcons.

Vdekja e tij e hershme tronditi komunitetin e basketbollit, që do ta përkujtojë gjithmonë.

Takimi i parë i kësaj jave është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Të dy skuadrat luajnë për fitore dhe pritet një sfidë interesante. Therandasit kanë tetë fitore e pesë humbje, kurse mitrovicasit 11 fitore e dy humbje, duke e bërë përballjen kryesore të kësaj xhiro.

Të shtunën do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja. Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, derisa pejanët nëntë fitore e katër humbje, andaj luajnë për fitore në këtë takim mjaft interesant.

Të dielën po në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje. Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.

Java e 14-të mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit. Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat