E frikshme, 3 vite pas aksidentit me heliktopter, zbulohet çfarë ndodhi me Kobe Bryant

Basketboll

E frikshme, 3 vite pas aksidentit me heliktopter, zbulohet çfarë ndodhi me Kobe Bryant

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:34
Kobe Bryant

Kobe Bryant vdiq në janar 2020 në një aksident me helikopter së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë në Kaliforni.

Tre vite më vonë u shfaq në publik raporti i autopsisë së një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave dhe u zbuluan disa detaje të reja shqetësuese.

Helikopteri mori flakë gjatë rrëzimit dhe për fat të keq asnjë nga pasagjerët nuk kishte mundësi të mbijetonte, por edhe nëse kjo nuk do të kishte ndodhur në këtë formë, Kobe do të kishte shumë pak gjasa që të jetonte.

Këtë e vërteton raporti i autopsisë. Aty thuhet se Bryant ka pësuar lëndime të rënda në kokë, mushkëri, bark, si dhe lëndime të rënda në kokë, qafë, shtyllë kurrizore dhe tru…

Gjithashtu thuhet se ka humbur krahun e djathtë dhe këmbën e majtë. Sipas këtij raporti, Kobe kishte vdekur edhe para se helikopteri të merrte flakë.

Raportet e pasagjerëve të tjerë nuk janë publikuar, të paktën jo publikisht, por supozohet se edhe ata kanë pësuar lëndime të ngjashme me Bryant dhe se, për fat të keq, asnjë prej tyre nuk ka shpëtuar.

Gjithashtu u mësua se statuja e tij do të zbulohet para sallës së Lakers më 8 shkurt 2024.

Kujtojmë se pas rrëzimit të helikopterit, në publik u shfaqën shpejt fotot ku shiheshin trupat e djegur dhe për këtë Vanessa Bryant paditi Los Anxhelosin, pasi oficerët e policisë i shpërndanë ato foto.

Ajo i fitoi ato në gjykatë dhe qyteti do të duhet të paguajë 15 milionë dollarë si dëmshpërblim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat