Lajm i hidhur, vdes papritur sportisti

Basketboll

Lajm i hidhur, vdes papritur sportisti

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:45
Garly Sojo

Një lajm i hidhur ka goditur basketbollin e Amerikës së Jugut. Garly Sojo, anëtar i kombëtares së Venezuelës ka ndërruar jetë papritur në moshën 24-vjeçare. 

Vetëm tre muaj më parë ai ka luajtur në Kampionatin Botëror që u mbajt në Filipine dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së tij.

Basketbollisti i ri është gjetur i vdekur, sipas informacioneve fillestare ka pësuar një atak epileptik në shtëpinë e tij

“Na vjen keq shumë për vdekjen e Garly Sojo, një lojtar i kombëtares dhe një person i jashtëzakonshëm me potencial të madh në basketboll. 

Garly Sojo ishte me ne gjatë kualifikimeve Olimpike 2021, Kampionatit Botëror 2023 dhe Lojërave Pan Amerikane të këtij viti, ku ai fitoi një medalje argjendi”, thuhet në një deklaratë të federatës së Venezuelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat