Trepça deklason Yllin

Basketboll

Trepça deklason Yllin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 19:30
Pamje nga një ndeshje

Trepça ka vazhduar me formë të lartë në Prince Caffe Superligë.

Në javën e 14-të, mitrovicasit kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 61:80 (25:16, 6:19, 15:27, 15:18).

Më i miri te Ylli ishte Jalen Nesbitt me 23 pikë e tetë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Kevin Davis me 17 pikë e shtatë kërcime,

Darnell Egde me 17 pikë e shtatë asistime dhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit 12 fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat